Po bëhet gati për hapin e radhës jashtë Shqipërisë, zbulohet kampionati i ri edhe për Kristal Abazajn

Tashmë është mësuar edhe aventura e re e Kristal Abazajt, pasi ka marrë dritë edhe transferimi i ri i Dejvi Bregut. Ish-futbollisti i Kukësit po përgatitet për të kapur shansin e dytë të karrierës që të dalë jashtë Superiores, ndërsa me të parin do të ishte një eksperincë për t’u harruar.

Me rikthimin te verilindorët Abazaj bëri gjithçka mirë, për t’u rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Së fundmi është Supersport që raporton se sulmuesi do të luajë në elitën e Turqisë. Negociatat me një ekip turk që mbetet ende enigmë janë në fazë të avancuar dhe pritet të mbyllen brenda pak ditësh.

Nga ana tjetër duhet të theksohet se Abazaj vazhdon kontratën me Anderlehtin.  Sipas gjasave bëhet fjalë për një formulë huazimi me të drejtë blerje, ndërsa klubi belg nuk e ka më në plan këtë sulmues, duke kërkuar mundësinë më të mirë për largimin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online