Po bëhet gati për Daja-Partizani? Një hap përpara, Gledi Mici mohon zërat e fundit të merkatos

Ku do të shkojë Gledi Mici? Mbrojtësi me shumë eksperiencë mbi shpatulla ka dalë shpeshherë në media me ekipe të ndryshme që mund të jenë e ardhmja e tij, pas largimit nga Shkëndija. Fillimisht u përfol për Tiranën, por kjo pistë ra papritur.

Për të vazhduar me Kosovën, që u dha me siguri se kjo do të ishte e ardhmja e mbrojtësit, me ekipin e Dritës që ndodhej më afër. Në një prononcim të shkurtër për “Indeksionline”, Mici flet prerë dhe qartazi se nuk ka kontaktuar me asnjë njeri të vetëm në Kosovë. Pra një transferim i mundshëm në këtë kampionat ka shumë pak gjasa të ndodhë. E kush ia njeh më mirë vlerat këtij lojtari sesa Ilir Daja? Pista e mundshme e Partizanit merr jetë, por fillimisht duhet të presim zhbllokimin e merkatos dhe zyrtarizimin e Dajës në krye të klubit kryeqytetas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *