Bylis, Skënderbeu, Champions League dhe tani…Bundesliga! Peter Olainka fluturon, në elitën e Gjermanisë

Nga Klaudio Ndreca

Peter Olainka është shembulli i qartë se e pamundura nuk ekziston dhe gjithçka arrihet me punën dhe sakrificën e madhe. I ndodhur në futbollin shqiptar teksa ishte pjesë e Bylisit dhe Skënderbeut, shpeshherë luante në “Play Station” ndaj ekipeve si Barcelona dhe Inter.

E kush mund ta imagjinonte se do të vinte një ditë kur ky sulmues të gjendej në fushë kundër tyre? Këtë herë në futbollin real dhe jo në atë virtual. Jo vetëm kaq, por Olainka realizoi një gol në Itali dhe ishte lojtari më i mirë i Slavias së Pragës ndaj Barcelonës, shpeshherë duke lënë në vend edhe Piken me driblime. Tashmë sulmuesi po përgatitet për hapin kulminant të karrierës.

Shtutgart është duke e kërkuar me ngulm dhe e ka si objektiv të parë për të përforcuar sulmin në Bundesligë. Negociatat po vazhdojnë ndërsa Slavia e Pragës kërkon që të përfitojë trefish nga vlera e Olainkës. Për 3.2 milionë euro do ta blinte kartonin e këtij lojtari nga Gent dhe tashmë sulmuesi nuk do të largohet për më pak sesa 10 milionë euro nga Çekia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online