Po befasonin radhazi në Angli, trajneri i Southampton lë pas inatet: Po fitonim se ishte Armando Broja në nivel të lartë

Armando Broja do të shkëlqente te Southampton në sezonin e shkuar, por mbyllja nuk ishte ajo e duhura. Pasi ekipi arriti objektivin, nisi që të linte në stol sulmuesin shqiptar dhe kërkoi t’i ulte vlerën për ta blerë më lirë nga Chelsea.

Një strategji e tillë vazhdoi me sulmin direkt që vinte nga trajneri Hasenhutl pas një paraqitje të dobët të Brojës. Kjo prishi atmosferën dhe sulmuesi e përjashtoi si mundësi qëndrimin te Southampton.

Pavarësisht këtyre përplasjeve, Hasenhutl ka sinqeritet. Teksa pritet nisja e sezonit të ri, trajneri i Southampton i ka kërkuar drejtuesëve të klubit një tjetër Armando Broja. Për një moment kjo skuadër befasoi në Angli me fitoret radhazi kur ishte në mesin e sezonit.

“Ne na duhen lojtarë që të bëjnë diferencën në sulm. Unë mendoj se tani është një fakt që në sezonin që kaloi, ne e kishim kohën më të mirë kur Armando Broja ishte në nivelet më të larta. Kjo bëri diferencën te ne në ato ndeshje”, tha Hadenhutl. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online