“Interi u dashurua që në ndeshjen e parë”, në Itali tregojnë befasinë nga Kristjan Asllani: Nuk do të qëndrojë më në stol

Kristjan Asllani mbërriti te Interi nga Empoli për të qëndruar në stol dhe për të zëvendësuar Brozovic në mungesën e këtij të fundit apo ndeshje pak të rëndësishme kur kroati nuk duhej të shpenzonte energji.

Por pak ndeshje miqësore kanë mjaftuar që të ndryshohet e gjithë strategjia. “Gazzetta.it” shkruan se drejtuesit e Interit janë dashuruar me shikim të parë me mesfushorin e Shqipërisë. Madje tani Asllani shihet si titullar në mesfushë dhe nuk do të qëndrojë në stol.

“Për stafin teknik dhe drejtuesit, ndeshja në fushë me Asllanin ishte një dashuri e vërtetë me shikim të parë. Ai mund të mbulojë çdo rol të mesfushës, sot është alternativa e parë me treshen e mesfushës. Të gjithë te Inter tashmë kanë besim të plotë te ish-talenti i Empolit”, shkruhet në median italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online