Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore ndaj ish kampionëve të botës, Spanjës. Sfida do të luhet në gadishullin iberik në datën 26 mars, në orën 19:00. Wshtë mësuar dhe stadiumi në të cilën do të zhvillohet kjo përballje.
Ndeshja do të luhet në Barcelonë, në stadiumin “RCDE”, e cila është fusha në të cilën luan ndeshjet në shtëpi skuadra e Espanyol. Kapaciteti i stadiumit është i vlefshëm për 40240 sportdashës, megjithatë federata spanjolle nuk e ka bërë të ditur se sa tifozë do të jenë të pranishëm në datën 26 mars. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/