Një gjysmë sezoni fantastik me Fiorentinën dhe ndryshimi drastik i rrogës, Vlahovic kalon nga 700 mijë euro në 7 milionë euro te Juventusi

Futbollisti serb, Vlahoviç do të kryejë testet mjekësore për Juventusin ditën e shtunë. Përveç kalimit të të gjitha ekzaminimeve, kusht për mbylljen e këtij transferimi është dhe tamponi negativ, ndryshe do të duhet të kryejë një karantinim 2 javor.

Ky transferim mund të quhet një lëvizje “ëndrrash” për Vlahoviç i cili do të fitojë një pagë të majme tek ish kampionët e Italisë. Përkundër rrogës 700 mijë euro në sezon që përfitonte tek Fiorentina, tashmë serbi do të arkëtojë 7 milionë euro neto në llogarinë e tij.

Mediat italiane raportojnë se kjo tratativë do t’i kushtojë 67 milionë euro Juventusit, një shifër goxha e lartë për situatën kritike që ka krijuar pandemia e Covid-19. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online