Elvis Plori ka folur pas ndeshjes me Flamurtarin. Tekniku shkodran ishte i zhgënjyer pas humbjes në Vlorë, teksa për “Supersport” në “gol pas Goli” u shpreh:
“Kur pëson katër gola shihet dhe fytyra ime tani, është e rëndë. E nisëm mirë ndeshjen, po luanim poshtë, po ndërtonim dhe kur na u dha mundësia nuk e shfrytëzuam. Kundërshtari shfrytëzoi çdo rast. Po na çalon mbrojtja, është një siklet dhe për të folur në media, pasi nuk ka justifikim kur pëson 4 gola. Mund të ndryshonte ndeshja pas pritjes së Koliçit kur ishim 0-0. Më pas nuk kishim motiv kur nisëm të pësonim”.
“Po kërkoj më tepër autoritet në pjesën para. Mosqendrimi në fushë nga ndeshja në ndeshje më frikëson. Duhet të shohim me kujdes. Mungesat ndikuan por nuk duhet të ndalemi vetëm aty. çdo top që erdhi në mbrojtje u shndërrua në gol. Po çalojmë tepër në prapavijë”