Plas te Kosova me Kastratin, trajneri Shaland: Më mori menaxheri, tha se nuk do të vijë fare

Kosova do të përballet ndaj Anglisë dhe Çekisë në eliminatoret e Europianit. Ajo që ka bërë përshtypje në listën e trajnerit Shaland, është padyshim lënia jashtë e Lirim Kastratit. Por në konferencën e sotme të teknikut zviceran, tregohet edhe prapaskena e sulmuesit të Lokomotivës së Zagrebit.

Sipas asaj që raporton “Insporti”, menaxheri i Kastratit ka telefonuar Shalandin dhe ia ka thënë qartësisht se nëse lojtari nuk do të luajë me Kosovën A, atëherë nuk pranon të grumbullohet, duke shkuar te të rinjtë.

“Situata është kjo. Dhjetë ditë më parë e kam ftuar Lirim Kastratin që të jetë pjesë e grumbullimit, madje edhe ka qenë në listë. Por, unë i kam thënë atij që duhet të grumbullohet të hënën (2 shtator) së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe të shohim gjatë javës se si po ecën gjërat, pasi që nuk e kishim të definuar situatën me Milot Rashicën dhe Benjamin Kolollin. Ishte një situatë shumë e qartë për mua dhe një zgjedhje shumë e qartë edhe për të.

Kam pranuar një telefonatë nga agjenti i tij, i cili më ka thënë se nuk janë të kënaqur me këtë propozim. Ai më ka thënë se Lirimi nuk do të vjen fare nëse nuk i garanton minutat për ekipin e parë.

Lirim Kastrati e zgjodhi që të luaj për Kosovën U21 dhe shpresoj se ti bëj gjërat mirë. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, por secili do të marr përgjegjësinë për veprimet e veta. Për të ardhmen tashmë do të vendos unë”, ka thënë Shaland. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *