Diego Armando Maradona tani vendos në shënjestër Havier Zanetin. Ish-kampioni argjentinas nuk ka kursyer legjendën e Interit, që tani mbulon rolin si zëvendës president, i cili javët e shkuara pranoi të ndihmonte federatën argjentinase (AFA):
“Ofrohet gjithmonë për të bërë gjithçka. i duhet Interit president, ai është gati. Duhet përgatitës atletik dhe ai është prap gati. Duhet një futbollist dhe ai është në stol. Kjo sjellje nuk më pëlqen”, tha Maradona për “Tycon Sport”.