Plas skandali te Kukësi, e tregojnë në Bosnje/ Zivkovic kishte disa muaj pa marrë rrogën, zyrtarët e klubit e godasin lojtarin dhe e detyrojnë të largohet

Një skandal i vërtetë ka ndodhur te Kukësi. Mediat në Bosnje Hercegovinë kanë treguar së fundmi se situata ka degraduar me lojtarin Ante Zivkovic. Por jo vetëm mediat, ishte edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë në Bosnje Hercegovinë që ka treguar skandalin e ndodhur.

Sipas tyre, lojtari i Kukësit, Ante Zivkovic ka kaluar momentin më të tmerrshëm në karrierën e tij. Për shkak të rrogave të vonuara dhe të prapambetura, futbollisti zgjodhi që t’i dërgonte një letër klubit pasi ishin disa muaj pa u paguar.

Më pas drejtuesit e klubit e kanë ftuar Zivkovic në një takim. Sipas asaj që raportojnë mediat boshnjake si “Oslobodjenje”, “Dnevnik”, “Sportsportba”,  zyrtarët e klubit e kanë mbajtur këtë lojtar në ambientet e klubit për disa orë.

Mbi të filluan sharjet dhe kër.cënimet e shumta. Më pas kishte edhe një sul.m fizik me goditje karshi tij. Drejtuesit e Kukësit e kanë detyruar Zivkovic që të firmoste ndërprerjen e kontratës pasi në të kundërt, ky lojtar nuk do të largohej nga ambientet e klubit. Pas disa orësh në këtë mbledhje, Zivkovic ka firmosur shkëputjen e kontratës dhe u nis menjëherë drejt Kroacisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *