Nuk ishte e lehtë situata te Juventusi pas atij shpërthimit të Emre Can, pasi bardhezinjtë e lanë jashtë listës së “Champions League”. Një skuadër me shumë yje ka të mirat e saj, por pa harruar edhe këto çështje që mund të shpërthejnë gjithmonë.
Thjesht në këtë rast, ishte Emre Can që guxoi më tepër. Gjithashtu edhe Mandzukiç u la jashtë kësaj liste, por për hir të viteve që ka te Juventusi, nuk tha asnjë fjalë më tepër, për të mos prishur edhe përshtypjen e mirë të krijuar nga ana e tifozëve.
Gjithsesi, rasti i Emre Can bën që te Juventusi të krijohen edhe të tjerë precedentë në të ardhmen, me futbollistët e pakëanqur që e ngrenë zërin hapur. Kjo ka sjellë edhe tensione të mëdha në stafin teknik, më saktësisht mes Sarrit dhe drejtorit sportiv, Fabio Paraticit.
Tekniku i bardhezinjve i ka thënë me tone të ashpra Paraticit se ky ishte një problem i madh i gjithë stafit teknik, ndërsa duhet t’i bënte disa shkurtime që në merkaton e verës. Pra përgjegjësia për lojtarët që duhej të ishin larguar po janë ende pjesë e Juventusit, i mbetet Paraticit. /Sport Ekspres/