Kishin shkuar me qëllime të tjera, Caleb Ekuban tërheq pas vetes ekipin e “La Ligas”

Caleb Ekuban po kalon një formë mjaft të mirë momentalisht, duke ndihmuar Trabzonsporin me golat e tij, gjë e cila ka tërhequr edhe  vëmendjen e klubit të njohur spanjoll. Bëhet fjalë për ekipin e Villareal, skautët e së cilit kanë qenë të pranishëm në stadium për të parë ndeshjen midis AEK-ut të Athinës dhe Trabzonsporit, që u luajt për një vend në “Europa League”.

Sipas asaj që raportohet në mediat turke, të dërguarit e Villareal kishin shkuar për të parë një emër të caktuar në atë ndeshje, por sulmuesi ganez i ka surprizuar me 3 golëshin e tij në atë takim, duke tërhequr vëmendjen e skuadrës së njohur. Ekuban ka luajtur më parë edhe në kampionatin shqiptar me klubin e Partizanit, për ta lënë atë më pas duke u transferuar në Angli.

Lojtari është tashmë pjesë e turqve të Trabzonsporit, me të cilët ka arritur të shënojë  5 gola dhe të japë 1 asist në 7 ndeshje të zhvilluara për këtë sezon të ri futbollistik, duke përfshirë këtu edhe takimet e vlefshme për Europa League. Një kalim në radhët e spanjollëve do të ishte një hap i rëndësishëm për Ekuban, pasi do të kishtë mundësinë të luante në një nga kampionatet më të forta në Europë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online