Plas grushti te Kukësi? Sezoni për t’u harruar që nuk mbyllet kurrë, sherr mes Limajt dhe djalit të Safet Gjicit

Ky sezon për t’u harruar duket se nuk po mbyllet kurrë te Kukësi. Problemet e këtij klubi lidhur me mungesën e pagesave janë bërë të ditura tashmë, ndërsa situata duket se ka degjeneruar edhe në dhunë. “Konica.al” raporton se ka pasur shkëmbime të grushtave mes Vesel Limajt dhe djalit të presidentit të Safet Gjicit.

Kjo pasi u është kërkuar lojtarëve nëpërmjet një letre zyrtare të klubit që të heqin dorë nga detyrimet financiare në këmbim të një page të vetme. Gjithashtu burime nga lojtarët e Kukësit për “Konical.al” kanë siguruar se nuk janë paguar që nga muaji janar i këtij viti. Mbetet ende që të shihet reagimi i Kukësit mbi këtë ngjarje, ndërsa rrezikohet edhe ndeshja e nesërme kundër Kastriotit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *