Barcelona u tregua fantastike në merkaton e verës. Ndër përforcimet kryesore janë Franck Kessie dhe Andreas Christensen, por duket se dyshja e përmendur nuk do të luajë për katalanasit. Futbollistët e përmendur kanë një klauzolë në kontratë, e cila garanton se nëse nuk regjistrohen në klub deri në ndeshjen e parë zyrtare, mund të largohen si lojtarë të lirë.
Pra, problemet administrative në Barcelonë janë një problem i dukshëm. Ndeshja e parë zyrtare e Barcelonës është kundër Rayo Vallecanos në fundjavë dhe Kessie dhe Christiansen nuk janë regjistruar ende për shkak të problemeve administrative, të cilat Barcelona nuk i ka pastruar.
Edhe pse kishte probleme me paratë, Barcelona bleu masivisht këtë verë, thuajse ndryshuan të gjithë ekipin dhe kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë tani. Nëse nuk gjejnë mënyrën për të regjistruar Christiansen dhe Kessi në 48 orët e ardhshme, dyshja e përmendur me siguri do të largohet nga Barcelona. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/