Marko Radas nuk ka ndërmend të largohet të largohet nga Skënderbeu. Korçarët mbeten zgjedhja e parë e mbrojtësit 34-vjeçar, pavarësisht ofertave të shumta në adresë të tij, ku së fundmi në skenë kishte dalë edhe Flamurtari.
Pas bisedave në distancë me lojtarin, në Korçë janë bindur se Radas do të qëndrojë me bardhekuqtë. “Korça Sot” raporton se mbrojtësi i ka dhënë garanci se nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient, ndërsa për të formalizuar qëndrimin, është planifikuar një takim me presidentin Ardjan Takaj.
Palët pritet të ulën në diskutime këtë të premte. Radas është lejuar që të shijojë pranë shtëpisë edhe sfidën gjysmëfinale të Botërorit 2018, ku Kroacia e tij do të luajë përballë Anglisë, me shpresën se do të shkruajë historinë duke u kualifikuar në finalen e Moskës.
Për ta bindur mbrojtësin që të qëndrojë te Skënderbeu, përveç kontratës për sezonin e ri, ku do të caktohet edhe kapiten, presidenti Takaj do ti ofrojë Marko Radas edhe një shpërblim të majmë në rast se klubi do të fitojë edhe çështjen kundër UEFA-s, në CAS-in e Lozanës, me vendimin që pritet të dalë deri në fund të këtij viti