Plani i pazakontë i trajnerit të Bayern Munchen, nuk do të marrë sulmues pas largimit të Lewandowskit se Mane bën gjithçka

Bayern Munich është ende në kërkim të një pasardhësi të Robert Leëandoëskit. Leëandoëski vendosi të largohej nga Bayerni dhe këtë e njoftuan drejtuesit e klubit. Ai ka një kontratë deri në verën e vitit 2023, por synimi i tij është të largohet te Barcelona. Bayern refuzon ofertat e katalanasve, kryesisht sepse duan të zgjidhin çështjen e zëvendësimit të polakut, por fcbinside.de shkruan se Julian Nagelsmann ishte gati për çdo gjë dhe se 33-vjeçari po largohet.

Megjithatë, Bayern herët a vonë do t’i pranojë propozimet e Barcelonës, sepse nuk duan që golashënuesi prej kohësh të “vuaj” dhe ta mbajë të pakënaqur, e pastaj të humbasë verën e ardhshme pa asnjë dëmshpërblim. Drejtuesit e klubit deri më tani nuk kanë gjetur një zëvendësues adekuat në pozicionin e qendërsulmuesit, por Nagelsmann nuk e ka problem me këtë.

Ndërsa ata do të donin të merrnin një tjetër sulmues të klasit botëror, Bayern nuk ka plane të shpenzojë para kozmike. Madje u tha se Bayern mund të vendosë të luajë pa të ashtuquajturat “nëntë” sezonin e ardhshëm, sepse Nagelsmann tashmë ka thënë se Sadio Mane është një lojtar që mund të luajë në katër ose pesë pozicione që mund t’i ndryshojë gjatë ndeshjes. Nagelsmann beson se një përforcim i madh nga Liverpooli mund të luajë në vend të Leëandoëskit nëse është e nevojshme dhe se ai ka luajtur tashmë në atë pozicion shumë herë gjatë kohës që ishte në Angli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online