Afrohet data 22 tetor, dita e hënë, kur “Report” do të publikojë hetimin e saj rreth marrëdhënieve të organizatës mafioze “’ndrangheta”-s me Juventusin. Programi i televizionit “Rai 3” ka shpërndarë gjatë orëve të fundit një përgjim telefonik ndërmjet Roko Dominelo, ultras bardhezi i dënuar për lidhje me mafian dhe Fabio Germanit, presidenti i fondacionit Italia Bardhezi, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit në hetimin për lidhjet e “’ndrangheta” me tifozët ultras.
Në bisedën telefonike, e cila i përket vitit 2009, dy personat me precedentë diskutojnë rreth Lapo Elkan, i cili ëndërronte të bëhej president i klubit në vend të kushëririt Andrea Anjeli. Ai kishte takuar Germanin, për ti kërkuar mbështetjen e tifozëve ultras, nëpërmjet pankartave në stadium, ku do të shkruhej “Lapo President”. Kjo është përmbajtja e bisedës së përgjuar:
Dominelo: “Më dëgjo pak, po shoku yt Lapo… ku ka përfunduar?”.
Germani: “Fola sot në mëngjes, është në Zvicër”.
Dominelo: “A do takohemi apo jo?”.
Germani: “Jo, në këto momente nuk realizohet”.
Dominelo: “Përse?”.
Germani: “Dëgjo, sepse nesër do të niset për Amerikë”.
Dominelo: “Epo mirë, rregullo një takim nëse e do mbështetjen. Rregullo takimin, ose ikni p*** ti, ai, Juventusi dhe të gjithë”.
Germani: “Po… ti e di, që ai do ta mbështetësh”.
Dominelo: “Ai duhet të më thotë: ‘po, e synoj seriozisht’ dhe unë i bëj gati pankartat, si nga njëra tribunë, ashtu edhe nga tjetra. Por, duhet të ma thotë që do vërtetë të bëhet. Ashtu të betohem që bëjmë çdo gjë që ai do, si nga kjo anë e tifozëve, edhe nga ana tjetër”.
Germani: “Deri para një ore fola me Lapon”.
Dominelo: “Ah, ishe me Lapon dhe nuk më more ëëë… Bravo, të lumtë”.
Germani: “Nuk kisha bateri në telefon. Të martën, çfarë plani ke?”.
Dominelo: “Asnjë plan për të martën, përse?”.
Germani: “Nëse do shkojmë me varkë nga Lapo”.
Dominelo: “Ku kështu?”.
Germani: “Në Seint Trope”.
L’intercettazione del 2009 tra Rocco Dominello, ultras della #Juventus condannato per associazione mafiosa e Fabio Germani (fondazione Italia Bianconera) condannato in appello nell’inchiesta sull’infiltrazione della ‘ndrangheta nella curva.#Report lunedì 21.15 @RaiTre pic.twitter.com/ybxFX76BNi
— Report (@reportrai3) October 19, 2018