Plaku show në Kamzë, Laçi e nis me festë pjesën e dytë

0

Pas ndeshjes së djeshme në Gjirokastër, sot luhen tre ndeshje në Superiore. Fillimisht në fushë zbresin 4 skuadra, me Laçin që do të presë Patrizanin dhe Kamzën që do të presë Kukësin. Takime mjaft delikate dhe me rëndësi, për të gjitha palët, duke parë renditjen e Superiores. Kukësi, në rast humbjeje, rrezikon spastrim duke nisur nga trajneri, ndërsa Partizani kërkon kthesën me Starovën, për të evituar thellimin e krizës.

Kategoria Superiore – Java 10

E enjte, më 16 nëntor, ora 14:00

Laçi – Partizani       1-0

Shënues: Rexhinaldo 46′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Nika, Bardhi (Lushkja 55′), Jonuzi, Uzuni, Eskerda, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kalari, La Kamera (Bardhi 56′), Vila, Batha, Asani (Fili 73′), Trashi, Progni. Trajner: Sulejman Starova

Kartonë të verdhë: Rexhinaldo 18′, Shala 32′, Jonuzi 49′ / Batha 49′, Kalari 75′, Atanda 82′, Bardhi 87′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Nertil Bregasi, Klodian Shahini

GOLI:

46′ Start perfekt i pjesës së dytë për Laçin. Një sulm i shpejtë nga e majta me Uzunin, një kros në zonë dhe Rexhinaldo afër pikës së 11-metërshit nuk gabon, duke shënuar. Afrikani po rezulton vendimtar, Partizani në vështirësi të mëdha.

 

Kamza – Kukësi  2-2

Shënues: Plaku 41′, 53′ / Elton Kale 27′, Rrumbullaku 74′

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Ymeraj, Rezi (Neziri 51′), Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Kërkotiç, Zeqiri (Musolli 62′), Ethemi (Alijev 55′), Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Kartonë të verdhë: Bakaj 47′, Hallaçi 48′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Orlando Kuka

GOLAT:

29’ – Fushtar hedh një top me kokë pas për Halilajn, Elton Kale ndjek aksionin dhe rrëshqet pranë Halilajt. Dy lojtarët përplasen dhe braziliani del me portën e boshatisur, duke èuar topin në rrjetë. Gol i dyshimtë, pasi zakonisht në përplasjet në zonë portieri është i favorizuar nga arbitri. Polemika pa fund!

38’- Plaku shkon pranë fundores dhe pason në qendër, Raçiç godet, vendimtare ndërhyrja e Hoxhës.

53′ Super Kamza! Frashëri harkon nga e djathta dhe në shtyllën e dytë me kokë shënon Plaku, spektakolar sot!

74′ Supergol i Rrumbullakut! Mbrojtësi lëshon një predhë nga distanca dhe mposht Halilajn! 2-2

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.