Plaku: Nuk e e prisja të ishim në një nivel me skuadrat e krut

Dy gola për një pikë, Sebino Plaku është më shumë se një lider te skuadra e Kamzës. Pas ndeshjes sulmuesi u shfaq i lumtur: ”Ishte ndeshje shumë e vështirë dhe të shënosh në këtë nivel, ku përballë është Kukësi, kampioni i vjetshëm, të bën të ndihesh mirë. Jam ndeshur kur kam qenë me Skënderbeun dhe kanë qenë ndeshje të hapura. Jemi ndeshur si rivalë të të njëjtit nivel. Ka qenë ndeshje e hapur dhe brenda fushës u surprizova që ekipi im u përball frontalisht”. Golat e Plakut ishin me mesazh, por sulmuesi u tregua misterioz pas ndeshjes: “Ata njerëz që e kanë marrë mesazhin e dinë për çfarë bëhet fjalë. Është mirë të jesh afër golit, sidomos kur japin rezultate pozitive për skuadrën, Dedikim? Më parë ia kam dedikuar mamit tim dhe gjithmonë ajo e di se gjithmonë kur jam i lumtur e ndaj me të dhe me familjen timr. Ata janë të parët dhe kushdo që më beson. Po ashtu dhe për tifozerinë”. Më tej ai foli për ndeshjen e radhës me Skënderbeun: “Që kur vendosa të jem pjesë e Kamzës, të gjithë e kishin të qartë pjesën e objektivave, që ishte mbijetesa. Kjo situatë na bën që të jemi me këmbë në tokë. Ne po përballemi frontalisht në fushën e blertë. Të përballesh me pretendentët si i njëjtë, më ka surprizuar, por situata jonë është që të jemi me këmbë në tokë. Duhet të shmangim rezultatet negative, të vazhdojmë kështu dhe të jemi me këmbë në tokë. Kam konsideratë të veçantë për Skënderbeun, pasi kam kaluar periudhën time më të mirë mund të them. Kam shumë miq. Raporti me Dajën? Ngjarje e shkuar, kam vetëm kujtime të mira atje”, përfundoi Plaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online