Plaku: Mosha nuk më lejon të jem lojtar stoli

Sebino plaku rikthehet me gol më Korçë. Sulmuesi i Kamzës, pas ndeshjes është shfaqur i lumtur për golin e realizuar, por mbi të gjitha se po arrin të shënojë në vazhdimësi. Pas ndeshjes për “Supersport”, Plaku ka treguar se ndjehet i lumtur te Kamza dhe si dhe ka përsëritur dhe një herë arsyen se pse u largua nga Skënderbeu.

“Si të them Korça është ambienti duhur për mua. Kam kaluar periudhën më të mirë timen këtu. Uroj të kem një më të mirë.  Kemi vazhdimësi me rezultatet dhe është shumë pozitive për një ekip që vjen nga Kategoria e Parë”.

“Sot nuk bëmë një lojë shumë të mirë, pasi Skënderbeu na imponoi lojën e tij. E patëm të vështirë. Në fund ne jemi më të gëzuarit besoj, pasi askush nuk merr këtu pikë kollaj në Korçë”.

“Pjesa e shtyllave është pjesë e fatit. Shtyllë jashtë thonë je lojtar jo i mirë, shtyllë brenda lojtar shumë i mirë. Unë ndjehem mirë dhe kam ardhur me dëshirë këtu, pasi ishte e domosdoshme që të lëvizja dhe të tregoja veten. Mosha nuk më pranon të jem lojtar stoli, apo të mjaftohem me idenë se jam pjesë e një skuadre prestigjioze. Duhet të jetë ego e çdo futbollisti, për të treguar veten sesa të jetë i qetë në një ambient”.

“Gjithmonë është mirë të shënosh. Te ky ekip kemi shumë pak mundësi të shfaqemi shumë herë para porte ndaj duhet të jemi shumë pragmatist. Uroj të vazhdoj kështu dhe të vazhdoj me këtë shënjestër.

“Ti shënosh pretendentëve? Normal, është hera e parë që shënoj kundër Skënderbeut dhe është ndjesi e veçantë. U mundoja të mbaja emocionet, pasi kam kaluar shumë mirë. Më ka imponuar respekt dhe do i ktheja respektin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online