Xhan Piero Ventura vështirë se do ta harrojë ndonjëherë eksperiencën e tij në stolin e kombëtares italiane, që u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Suedia triumfoi në ndeshjet e “play-off”, që i la të kaltrit jashtë Botërorit të Rusisë. 70-vjeçari lëshon një batutë për eliminimin e trishtë, komenton mbi situatën e kombëatares dhe ndihet gati për t’u rikthyer të trajnojë një ekip.
Eleminimi – “Që mbas ndeshjes Itali-Suedi nuk shkoj më te IKEA (kompania e famshme suedeze e shitjes së mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake). Është e vështirë të kapërdihet zhgënjimi i eliminimit dhe ajo që ndodhi ishte një epokale. Gjithmonë më kanë mësuar se në futboll fiton dhe humbet me 11 lojtarë. Jam një person profesionist dhe me ndërgjegje të pastër.”
Italia – “Kombëtarja është një vlerë që peshon dhe vazhdoj e ndjek me pasionin e një tifozi. Shpresoj që Mançini të ketë mundësinë të punojë më bazën aktuale që ekziston. Lojtarët tanë të rinj luajnë pak dhe nuk kanë shumë eksperiencë ndërkombëtare, por vazhdoj të mbështes idenë që kemi lojtarë me potencial dhe talent të madh dhe kur të fillojnë të shprehen do të jetë një gjë e mirë për Italinë dhe të ardhmen e saj.”
E ardhmja – “Kam dëshirë të rinis një aventurë të re. Kalova një verë të gjatë, por kam arritur të gjej adrenalinën e nevojshme për t’u rikthyer. E ndjej nga brenda dhe kam një dëshirë të egër për të dhënë akoma. Kam marrë një ofertë zyrtare nga Seria A, kemi biseduar, por pastaj u ndalëm dhe asgjë nuk ndodhi. Kam dëshirë të merrem me futboll, të reagoj dhe nëse më jepet mundësia, jam gati t’ia nis dhe nga Seria B”, përfundon Ventura për “Radio Anch’io Sport”.