Pjetrushi në histori: Shënkolli, sërish surprizë

Lezhjanët e Shënkollit, nën drejtimin teknik të trajnerit Ridvan Kulli kanë nisur javën stërvitore për llogari të javës së dhjetë të kampionatit, ku do të presin në shtëpi fierakët e Apolonisë, një sfidë që po e vlerësojnë maksimalisht. Fazën e dytë, shënkollasit do ta nisin në shtëpi, fillimisht me Apoloninë, për të vijuar më pas përsëri në shtëpi ndaj Bylisit. Dy ndeshje që në fazën e parë i ka humbur, por që shpresojnë se do t’i fitojnë në vijim.

PJETRUSHI – Mesfushori lezhjan, Klaudio Pjetrushi, që në historinë e Shënkollit u gdhend si autori i parë i golit ndaj Tiranës, për “Sport Ekspres” u shpreh: “Duke lënë pas entuziazmin e supersfidës ndaj Tiranës që e barazuam, tani të gjitha energjitë po i përqendrojmë në sfidën e radhës që do ta luajmë në shtëpi ndaj Apolonisë. Ne si skuadër, objektivat i kemi tek pesëshja e parë në fund të fazës së dytë dhe për ta arritur këtë na duhet shumë punë e përpjekje për t’i fituar pjesën dërrmuese të sfidave që do të luajmë në vijim të garës. Besoj se me Apoloninë do të bëjmë detyrën, pra, do ta fitojmë atë dhe kjo do të na e lehtësonte rrugën edhe për sfidën e dytë që e kemi po në shtëpi ndaj Bylisit, një skuadër që po lufton fort për tu rikthyer në elitë, ndaj na duhet një përqendrim dhe vlerësim i madh gjatë këtyre dy sfidave shtëpiake”, – theksoj mesfushori i Shënkollit, Klaudio Pjetrushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online