Pjesëtarët e familjes të pronarit të PSG tallen rëndë me Realin e Madridi: Jepni paratë për Mbape ose luani me atë lojtarin e golfit

Padyshim që afrimi i Lionel Mesit te PSG ishte kulmi i historisë së transferimeve në këtë merkato të verës. Ylli argjentinas ka përforcuar edhe më tepër atë që u cilësua si ekipi i ëndërrave në Francë. Por problemi kryesor do të jetë për të mbajtur Mbape pasi francezi kërkon qendrën e protagonizmit dhe dëshiron kalimin te Reali i Madridit.

Nga ana tjetër, Khalif Al Tani, kushëriri i pronarit të skuadrës së PSG, Nasser El Kaleifi, ka zgjedhur që të tallet me madrilenët: “Nëse keni para për çmimin e rënë dakort, atëherë kontaktoni. Në të kundërt lëreni lojtarin e golfit që të luajë për ju gjatë gjithë sezonit”, shkruan Al Tani duke iu referuar Gareth Bale i cili u shpreh se golfi është bërë më interesant për të se futbolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online