Që në momentin kur Alban Xhaferi është afruar te Vllaznia si qëllim dhe prioritet kryesor ka pasur akademinë e kuqebluve. Gjithmonë kjo ka qenë pika më delikate për shkodranët që nuk mund të shihnin dot sesi me produktet e tyre furnizohej gjithë futbolli shqiptar, ndërsa qyteti i Shkodrës vuante për rezultate në Superiore.
Së fundmi Xhaferi mori pjesë në seleksionimet që po bëhen në ekipet e moshave të Vllaznisë dhe në rrjetet sociale ka lënë reagimin e tij. “Me të ardhmen kuq e blu ku i urova që secili prej tyre të bëhet sportist i dalluar për veten e tyre në radhë të parë, për Vllazninë tonë, pse jo dhe më larg. Dhurata e tyre ishte shumë fantastike dhe përveç 7-tës së Kupës që arritëm këtë sezon, vitin tjetër me ndihmë të Zotit të kemi dhe yllin në fanelë kampion”, shkruan Xhaferi. /Sport Ekspres/