Idriz Batha është një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Largimi i tij nga Partizani nuk ishte më i miri i mundshëm, pasi kapiteni la pas kritika për klubin. Më tej erdhi transferimi i sigurt drejt AE Larisës në kampionatin grek. Marrëveshja ishte arritur, ndërsa duhej vetëm firma.
Në momentin e fundit, kur gjithçka dukej e kryer, grekët bënë grekët. Një foto e Bathës me shqiponjë me mbrojtësin Gëzim Krasniqi bllokoi transferimin. Asnjë risi nga ekipi grek. Mesfushori mbetet sërish në merkato dhe po sheh mundësitë që ka brenda dhe jashtë vendit.
Dëshira e tij është të largohet nga Shqipëria për të provuar një tjetër eksperiencë jashtë. Burime pranë lojtarit treguan për “Sport Ekspres” se Slovan Balupon. Ish-ekipi i Bruno Telushit në Kroaci nuk është e vetmja pistë, pasi së fundmi në skenë ka dalë dhe Flamurtari. Ekipi i Superiores me trajnerin Ilir Daja e presin me krahë të hapur mesfushorin. Kontakte mes palëve ka patur dhe “premtime”. Nëse Batha nuk largohet jashtë vendit, destinacioni i tij brenda Shqipërisë do të jetë ekipi i Flamurtarit, me shumë mundësi.