Pista e Segunda Divison bie poshtë, gazetari spanjoll zbulon kampionatin ku do të luajë Manaj

Rey Manaj është nxjerrë në shitje nga klubi i Barcelonës, që nuk është bindur nga aftësitë e lojtarit shqiptar me ato pak ndeshje që ka pasur në dispozicion. E ardhmja e lojtarit do të jetë larg “Camp Nou”, ndërsa prej kohësh kanë nisur zërat për skuadrat që mund të sigurojnë firmën e tij.

Segunda Division ishte një alternativë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, teksa disa klube të këtij kampionati kishin shfaqur interes për të. Por duket se kjo pistë ka rënë poshtë. Është gazetari spanjoll, Gerard Romero, i cili bën me dije se Manaj pritet të vazhdojë karrierën e tij në Itali ose Greqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *