Pipo Inzagi gjen skuadër të re, legjenda e Milanit do të trajnojë lojtarin e Kombëtares shqiptare

Filipo Inzagi e ka mbyllur aventurën e tij me Beneventon, të cilën pas dërgimit në Serinë A, nuk arriti ta mbante edhe për një tjetër vit në elitë. Legjenda e Milanit nuk do të qendrojë gjatë i papunë, teksa sipas “Tuttomercatoweb” ka rënë dakort në parim me presidentin Celino për të marrë drejtimin e Breshias.

Këta të fundit synojnë të rikthehen në Serie A sezonin e ardhshëm dhe Inzagi shihet si njeriu i duhur për të përmbushur këtë detyrë. Gjithçka duket e kryer për këtë marrëveshje, ku e vetma që ka mbetur pa u plotësuar është firma në kontratë, e cila mund të vijë gjatë javës së ardhshme.

Kujtojmë se pjesë e Breshias është edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj. Mesfushori i talentuar ka spikatur me ekipin italian dhe tashmë do të ketë mundësinë të rritet edhe më shumë duke punuar me një emër që në karrierën e tij si futbollist trofetë ka ngritur lart shumë trofe të rëndësishëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *