Pinari: Kukësi duhet të besojë te titulli

 

Analiza e javës së 4: Skënderbeu ka bërë super merkato, pres më shumë nga Flamurtari dhe Teuta. Partizani? Të rigjejë klimën 

Gjergji Stefa

Luan Pinari është një nga ata që si futbollist ka luajtur në të tria skuadrat e kryeqytetit: me Tiranë, Dinamon dhe Partizanin. Aktualisht punon si trajner në Shkollën e Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi” dhe drejton Shkëndijën e Tiranës. 39-vjeçari ka dhënë një intervistë për “Sport Ekspres” dhe analizon javën e katërt të kampionatit, duke nisur me përballjen Kukësi-Skënderbeu e për të vijuar me të tjerat me radhë.

Luan, jeni dakord me opinionin se fitorja e Skënderbeut në Kukës mund ta ketë vrarë kampionatin?

Shpresoj që jo. Dua ende te besoj se Kukësi i ka mundësitë të krijojë konkurrencë. Nuk shoh skuadër tjetër që mund të rivalizojë Skënderbeun.

Pse besoni te Kukësi?

Ka potencial në sulm. Bakaj dhe Guri janë sulmues shumë të mirë. Do isha kurioz t’i shihja bashkë në vijën e parë. Ndoshta Kale, Alijev Bakaj dhe Guri janë shumë kur luan kundër Skënderbeut. Klubi funksionon. Ndoshta e penalizon disi terreni.

E prisnit fitoren e Skënderbeut?

Jo pa u sforcuar si ndodhi. Meritojnë notën 10 në merkato. Kanë 20 lojtarë cilësorë dhe kanë afruar lojtarë që e njohin mirë kampionatin.

Po tjetër kush ju bind për titull?

Partizani as nuk duhet ta mendojë në këtë moment. Duhet te rigjejë klimën e duhur që të vijë te rezultatet. Mos të ketë objektiva për

momentin.

Trajneri është vënë me shpatulla pas murit?

Kam rezervat e mia për atë, por nuk është fajtori i vetëm. Drejtuesit dhe lojtarët janë gjithashtu fajtorë. Merkato ka qenë e gabuar, ndërkohë që nuk ka fare dëshirë për të treguar se janë në gjendje të bëjnë diçka.

Po ideja qe lojtarët po sabotojnë stafin?

Nuk e besoj. Çdo lojtar do që të fitohet ndeshja. Është një projekt i ndërtuar gabim. Duhet te qetësohen dhe të flasin në sy me njëri-tjetrin.

Teuta barazoi në Kamzë, Flamurtari brenda me Luftëtarin?

Flamurtari dhe Teuta duhet të rriten dhe më shumë. Sapo janë krijuar si ekipe. Kam respekt për punën e dy trajnerëve, por nuk bëhen gjërat

me të rënë të lapsit. Për kampion as nuk duhet ta mendojnë për

momentin. Nëse shkojnë në Europë do jetë sukses. Kam dëshirë t’i shoh të dyja ekipet 3 vite pa ndryshuar, sikurse ndodhi me Skënderbeun.

Si e vlerësoni luftën për mbijetesë?

Nëse Lushnja do ishte pak më e fortë, do ishte më ndryshe. Megjithatë Lushnja deri tani ka qenë serioze dhe duhet komplimentuar. Nëse vitin e shkuar u nda kampionatin në mes, këtë vit do jenë Skënderbeu dhe Kukësi për kampion, Lushnja për të mos rënë, ndërsa te tjerat duhet të kenë kujdes sepse mendojnë Europën, por mund të rrezikojnë mbijetesën.

Teknikisht çfarë të bëri përshtypje këtë javë?

Asnjë ide në lojën e Partizanit. Asnjë. As skema e as vertikalizime. Pjesa e dytë e Kamzës dhe mënyra si kërkoi barazimin me Teutën ishte për t’u vlerësuar. Mesfusha e Luftëtarit më pëlqeu dhe patjetër në tërësi loja e Skënderbeut. Muzaka është lojtar kyç në atë skuadër. Laçi tregoi që aty ka qenë dhe ndoshta Nica e kish bërë dramë situatën më shumë se sa duhet, ndërsa për Vllazninë ende nuk po krijoj një opinion fiks, por kuptohet që po vuan për golin.

Kampionati pa Tiranën?

Do jetë më e bukur Superiorja vitin tjetër sepse do kthehet Tirana. Pres me padurim ta shoh Tiranën në Kupë në ç’raport është me ekipet e Superiores, sepse në Superkupë tregoi që mund të ishte konkurruese në këtë kampionat. Partizani në mungese të Tiranës është skuadra me emrin më të madh në kampionat, por nuk po e respekton fanellën dhe pritshmërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online