Gjyqtarët në vendin tonë mund të bëjnë shumë gabime, por vështirë se do të kemi ndonjë rast si ky që ka ndodhur në futbollin anglez. Flasim më saktësisht për një ndeshje femrash mes Mançester Sitit dhe Riding, në datën 26 tetor.
Gjyqtarët dhe skuadrat dolën në fushën e lojës, por kryesori MekNamara kishte harruar monedhën e tij. Në të tilla kushte, duke përtuar për të shkuar në dhomat e zhveshjes, vendosi që të bënte një short tjetër për të përcaktuar se kush do ta niste lojën.
Idiotësi apo jo, gjyqtari urdhëroi që dy kapitenet të luanin guri, letra dhe gërshëra. Çmenduri deri diku, pasi u vendos një precedent që më parë nuk kishte ndodhur. Në Federatën angleze ishin shumë të irrituar me këtë vendim, duke e konsideruar të papranueshme dhe e kanë pezulluar gjyqtarin e këtij takimi për 21 ditë.
E zakontë apo jo, gjyqtari MekNamara është pezulluar për këtë veprim, apo vepra e tij ka marrë vëmendje të madhe mediatike në Angli dhe jo vetëm, pasi kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë.