Te Partizani duhet të jenë ende me “dhimbje koke” nga ai eliminim që Bate Borisov i bëri në Champions League. Pas ndeshjes me kampionët e Shqipërisë, bjellorusët humbën 6-2 në transfertë me Aris, humbën 3-5 në shtëpi me Aris dhe më pas u mposhtën 5-1 nga Sherif Tiraspol.
Pra në total kanë pësuar 16 gola në 3 ndeshje pas përballjes me Partizanin. Një trajner nga Bjellorusia ka folur për Bate Borisovin në mediat vendase, “Tribuna”. Për hir të profesionalizmit, trajneri nuk ka dalë me emër dhe ka kërkuar që të ngelet anonim, në mënyrë që të mos komentojë ndeshjet e kolegut të tij me ekipe të tjera. Ky trajneri anonim ka prekur edhe eliminimin që Bate Borisov i bëri Partizanit.
“Unë i shoh pikat e dobta të Bate Borisov, nuk ka asnjë shans që ky ekip të fitojë me Sherif Tiraspolin, do të humbi prapë. Edhe në ndeshjen me Partizanin, të jemi të sinqertë, thjeshtë Partizani nuk shënoi dot rastet e krijuara. Arisi dhe Sherif Tiraspoli i realizuan, këto ekipe kanë lojtarë me saktësi të madhe goli”, tha trajneri i bjellorus. /Sport Ekspres/