Peshëngritja mbulon me ar Shqipërinë, Erkand Qerimaj shpallet kampion i Europës në shkëputje

Peshëngritja po ngre lart flamurin shqiptar në arenën europiane. Pas tre medaljeve të fituara nga Evangjelia Veli, tashmë një tjetër i shtohet Shqipërisë nga Erkand Qerimaj. Peshëngritësi shkondran sapo është shpallur kampion i Europës në shkëputje.

Qerimaj arriti të ngrinte 150 kilogramë në baterinë B, duke siguruar kështu të artën në këtë disiplinë. Po aq sa ai ngriti edhe Asanidze, por sportisti shqiptar ishte i pari që provoi peshën  150 kg dhe për këtë arsye vendi i parë shkon për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *