Shqipëria ka mbyllur me sukses këtë sezon të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë arritën të zinin vendin e parë në grup, që u mundëson ngjitjen në një ligë më të vështirë në edicionin e ardhshëm, në atë B. Portali i njohur i dedukuar për statistika, “Whoscored.com” ka publikuar edhe formacionet më të mira të Ligës së Kombeve 2020 për secilin grup. Natyrisht që në 11 më të mirët e grupit tonë nuk mund të mungonin emrat e lojtarëve të Kombëtares shqiptare.
Janë 5 të tillë ata që zënë vend në këtë formacion, duke nisur që nga Etrit Berisha në portë për të vazhduar me Gjimshitin në mbrojtje dhe Keidi Baren në mesfushë. Ndërkohë sulmi është i gjithi kuqezi dhe përbëhet nga Manaj dhe Cikalleshi. Sulmuesi kavajas ka shpërthyer nën drejtimin e Rejas, duke u bërë gjithnjë protagonist me golat e tij dhe kjo është reflektuar edhe në vlerësimin që merr nga “Whoscored.com”, teksa statistikat i japin notën 8. Ky vlerësim është më i larti, duke bërë që Cikalleshi të kurorëzohet si më i miri i këtij sezoni në grupin tonë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/