“Reja me fat, ka vetëm 3 milionë trajnerë”! Nga konfirmimi i Rejas te objektivat e Kombëtares, rrëfehet Duka

Shqipëria përmbushi objektivin e saj në Ligën e Kombeve, duek prekur vendin e parë në grup. Një sukses ky që ka lënë të kënaqur edhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili në një rrëfim për  “News 24“ ka folur për Kombëtaren shqiptare. Në intervistën e dhënë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmon Rejan në krye të pankinës së kuqezinjve, si dhe tregon objektivat që ka skuadra jonë përfaqësuese në të ardhmen.

“Pas çdo gare, sado pak apo shumë e rëndësishme që është, fituesi do gëzojë dhe do festojë. Kështu që ishte legjitime. kjo garë e Ligës së kombeve për Shqipërinë dhe të gjithë Europën ishte specifike. Ne duhet të gëzohemi që e përfunduam këtë garë. Nën kushtet e pandemisë dhe të kushteve të vështira të lëvizjes ishte e vështirë për ta përfunduar. Po ta mendosh ekipi jonë kishte vetëm 18 futbollistë në dispozicion për shkak të virusit dhe të dëmtimeve.

Grupi ishte me skuadra të nivelit të barabartë dhe të synoje kreun ishte një objektiv i realizueshëm. Padyshim që mund të kishte edhe më mirë, mund të kishte edhe pikë më shumë. Por fituesi nuk gjykohet dhe ne tani duhet ta shijojmë e ta festojmë këtë. Le ta konsiderojmë këtë një festë, një arritje, një sukses për Shqipërinë në përgjithësi dhe për futbollin në veçnati.

Në mendjen time nuk kam kushtëzuar ndonjëherë, jo vetëm Rejan por edhe trajnerët e mëparshëm nga një rezultat. Ndërprerja e marrëdhënies së punës me një trajner shihet në vazhdimësi se çfarë bën ai mirë apo keq. Natyrisht që rezultati është ai që të bën të ecësh përpara. Nuk kam qenë në dyshim që Edi Reja ka bërë mirë, megjithë vështirësitë që ka pasur prej pandemisë. Duhet ta vazhdojë këtë projekt edhe në të ardhmen.

Objektivi jonë është i qartë, Euro2024. Është një objektiv plotësisht i realizueshëm. Strategjia e punës e këtyre viteve, e injektuar te stafi, ka qenë marrja e rezultateve maksimale duke ripërtërirë skuadrën. Kjo nuk do të thotë që ne nuk do të luajmë në kualifikueset e Botërorit duke mos dhënë maksimumin, Por kualifikimi në botëror nëpërmjet vendit të parë është një objektiv shumë i vështirë. Megjithatë asgjë nuk është e pamundur. Ekipi jonë po rritet. Kemi ndërthurje të mirë mes lojtarëve me eksperiencë dhe atyre të rinj.

Futbolli është i bukur më shumë për atë që diskutohet pas ndeshjes. Për opinionet dhe komentet. Reja dhe  çdo trajner që ka qenë në Shqipëri është me fat, sepse ka vetëm 3 milionë trajnerë. Sepse i gjithë populli është trajner. Të gjithë kanë mendimet e veta. Por ai që ka për detyra t’i zbatojë është ai që është i ngarkuar momentalisht, Reja. Përderisa arrin rezultat pozitiv, atëherë ato janë zgjedhjet e tij. Qoftë për zgjedhjet e tij, për taktikat e tij apo seleksionimin e mënyrën e të luajturit, kanë qenë pozitive përderisa kanë arritur një rezultat pozitiv. Pas ndeshjes edhe vetë trajneri mund ta kuptojë se ka gabuar me zgjedhjen, por problemi është çfarë mendon para ndeshjes. Rezultati të jep apo nuk të jep të drejtë”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online