“Vështirë të mos impresionohesh, stadium mahnitës”, “Air Albania” bën jehonë në median e huaj

Niveli i futbollit shqiptar është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe një stadium si “Air Albania” është tërësisht i merituar. Një impiant modern që pa frikë mund të krahasohet me stadiumet europiane, ku kushtet dhe standartet janë tejet të larta. Një vit ka kaluar nga inagurimi i tij dhe sërish bën jehonë edhe në mediat e huaja. Padyshim që momentin kur çeli për herë të parë dyert për tifozët interesi ishte i lartë dhe mediat europiane nisën ta quanin edhe si “Wembley i Ballkanit”, por duket se vëmendja nuk është larguar edhe sot.

Është “Sportbible” ajo që sjell sërish në syrin e tifozëve të huaj shtëpinë e Kombëtares shqiptare. “Stadiumi Kombëtar i Shqipërisë është një gjë e bukurisë”, e nis artikullin media në fjalë. Ndërsa më tej vazhdon me fjalët: “Stadiumi kombëtar i Shqipërisë po merr shumë dashuri në mediat sociale dhe është e vështirë të mos jesh i impresionuar nga struktura. Me një kapacitet prej 21,690, stadiumi është jashtëzakonisht mbresëlënës në modelin dhe formën e tij dhe ka të bashkuar me një kullë 112 metra, me 80 dhoma. Ekziston edhe një muze dhe qendër tregtare si pjesë e projektit më të fundit. Ju dëshironi bukuri brenda dhe jashtë dhe ky është rasti për këtë stadium mahnitës, i cila ishte ideja e Marco Casamonti nga Archea Associati”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online