Përzgjidhet formacioni më i mirë i vitit, Edlir Tetova fiton garën për çmimin “trajneri i vitit”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit është duke u organizuar ceremonia e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë 2025”. Futbolli shqiptar do të kurorëzojë më të mirët e këtij viti. Edlir Tetova ka fituar garën me Edi Martinin, Gvozdenoviçin dhe Josën për çmimin “Trajneri i vitit”. Tetova ia ka dalë që për të dytën herë radhazi të sillte titullin kampion në Rrogozhinë.

Sakaq, është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i vitit. Porta mbrohet nga Dajsinani, ndërsa në mbrojtje përpara tij ndodhen Musta, Aliji, Xhemajli, Fangaj. Mesfusha me tre përbëhet nga Mehmeti, Aleksi dhe Mala, ndërsa në sulm janë Bregu, Balaj dhe Zabërgja ata që plotësojnë repartin./Sport Ekspres/