E para, mbjellja e fushës në kampionatin shqiptar është një fenomen i çuditshëm dhe komik. Si ia bëjnë klubet e huaja dhe stadiumet ndërkombëtare? Mund të jetë keqinformim i redaksisë, por asnjëherë më parë nuk kemi dëgjuar bie fjala në Serinë A që fusha është mbjellë dhe Milani duhet ta luajë ndeshjen e radhës në Bergamo apo Torino, se në “San Siro” nuk mund të luhet.
Megjithatë, tani është fakt i kryer. Vllaznia sërish duhet te luajë jashtë Shkodrës, megjithëse konsiderohet skuadër pritëse. Përse Vllaznia kundër Lushnjës nuk bën atë që bëri kundër Skënderbeut? Pra “change”, këtë fazë jashtë fushë dhe fazën tjetër në Shkodër! Asgjë nuk ndryshon apo jo? Kjo ishte logjika që u përdor teksa ekipi udhëtoi në Korçë.
Me sa duket, klubi shkodran nuk kishte frikë të humbiste në Korçë, ndërsa duket se ka frikë se mund të humbasë në Lushnjë. Dhe nëse kur humbet në Korçë mund të marrësh komplimente për lojën, kur humbet në Lushnjë merr edhe… Katastrofën. Vllaznia me dy standarde. Change me Skënderbeun, por jo me Lushnjën. Meqë ra fjala, i kujt është stadiumi “Loro Boriçi”?