Asnjë surprizë, Kroacia e Daliçit kalon pa vuajtje Greqinë dhe shkon në Botëror

Nuk ka mrekulli në Greqi dhe qartësisht gjithçka kishte marrë fund javën e shkuar, kur Kroacia fitoi 4-1 në Zagreb. Sot u mbyll pa gola dhe nuk pritej ndonjë çmenduri, duke parë diferencën mes dy skuadrave dhe vuajtjet e Greqisë për të dalë te goli.

Ndonëse Karaiskakis në Pire ishte i tëri “flakë”, Kroacia nuk është se u tremb shumë, ndaj një rivali pa cilësi nga mesfusha e lartë.

Zllatko Daliç, ish-trajneri i Dinamos në Shqipëri, në pak javë ka bërë mrekullinë, sepse e mori Kroacinë në fije të perit dhe të demoralizuar, ndërsa e ka çuar në Botëror me disa ndeshje perfekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online