Sinan Idrizi është rreshtuar në krahun e atyre pak drejtuesve të klubeve në Shqipëri që kërkojnë vazhdimin e kampionatit dhe që futbolli të mos bojkotohet. Administratori i Flamurtarit është shprehur se një organizim para Kryeministrisë do të ishte tërësisht jashtë logjike për të, ndërsa për “Top Channel” ka bërë edhe një krahasim për taksat që duhet të paguhen mes një lojtari dhe një punëtori në Komunalen e Vlorës.
“Unë nuk e kuptoj se përse një futbollist me 10 milionë lekë nuk duhet të paguajë tatimin për taksa, kur një punëtor i komunales së Vlorës me një rrogë prej 350 mijë lekësh, shkon i paguan shtetit tatim-fitimin. Protesta para Kryeministrisë? Nuk besoj se këta kolegët tanë që merren me sport janë të kaluar në këtë shkallë defiçense sa të shkojnë përpara Kryeministrisë për ligjin e sporteve. Se lexova diku që do të veshin një fanellë dhe do e bëjnë këtë gjë. Për çfarë do e bëjnë se nuk e kuptoj dot?”, u shpreh Idrizi. /Sport Ekspres/