Lënë edhe numrin për të ndërtuar skuadrën, Partizani do të bëhet edhe me ekip femrash

Një kusht i vendosur nga ana e FSHF me qëllimin për të rritur futbollin e femrave është se të gjitha ekipet që janë në elitë duhet të kenë njëkohësisht edhe një skuadër femrash. Për këtë arsye te Partizani janë duke nxituar që të krijojnë ekipin. Nëpërmjet një njoftimi të fundit në rrjetet sociale kryeqytetasit njoftojnë se organizimi ka filluar.

Duke premtuar përkushtimin maksimal të drejtuesve që ky ekip që do të hapet të mos jetë thjeshtë për numër, por të luftojë për të qenë mes më të mirave. Gjithashtu lihet edhe një numër telefoni për femrat që janë të interesuara t’i bashkohen Partizanit. /Sport Ekspres/

Njoftimi

FK Partizani njofton se ka nisur organizimin për krijimin e ekipit të femrave për sezonin e ri 2020-2021. Ekipi do të debutojë në Kategorinë Superiore të FSHF-së dhe do të ketë përkushtimin maksimal të drejtuesve për të qenë në elitë, objektiv i cili është primar për të gjitha ekipet antare të klubit.

FK Partizani fton të gjitha vajzat e moshës mbi 15 vjeç dhe që kanë patur eksperienca të mëparshme në ekipe, të kontaktojnë në numrin e celularit

+355 692210562

Mirpresim vajzat e interesuara të bëhen pjesë e familjes së kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online