“Përse nuk mori Gurishtën?”! Shehi donte edhe Seferin në Kombëtare, Starova ia plas hapur: Si ai finlandezi juaj…

Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN Tv” është prekur edhe tema e Kombëtares, përpos pasqyrimit të futbollit shqiptar të Superiores. Teksa është folur për thirrjen e Hoxhallarit te Shqipëria dhe njëkohësisht për vlerësimin e madh që ka Reja për lojtarin e Tiranës, Starova ka ndarë një mendim ndryshe.

“Ajo që unë shoh është se futbolli shqiptar nuk ndiqet fare nga pjesëtarët e Kombëtares. Nuk dua të merrem me Hoxhallarin, po përse nuk është ftuar Gurishta përshembull? Duket sikur nuk e ndjekin futbollin e Superiores që është vitrinë. Selmani po “lë nam” në Turqi, ka shkëlqyer. Duhet ta fusi me patjetër Reja kundër Andorrës. Ta aktivizojë që të kërkohet pastaj Selmani në Itali dhe Spanjë, ta bëj si Strakoshën. Po nuk e futi edhe me Andorrën, atëherë përse e merr kot”, ka thënë Starova.

Në këtë moment ishte trajneri i Tiranës që i pranishëm në studio konfirmoi edhe njëherë cilësitë e Hoxhallarit. Por Orges Shehi kërkonte që edhe Taulant Seferi të ishte pjesë e listës së Rejës. E si gjithmonë Sulejman Starova “përvesh mëngët” për të fluturuar diku tej diplomacinë dhe duke folur hapur: “Po çfarë Taulant Seferi kërkon tin ë Kombëtare. Kur ishte pjesë e Shqipërisë atëherë e kisha zili Seferin. Te Tirana nuk po bën asgjë fare si puna e atij finlandezit që keni marrë ju”, iu kthye Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online