“Përse nuk e dënuat dhe ju Skënderbeun?”! Topçiu sqaron rastin: Duhet të vijë keq, CAS hodhi poshtë dënimin ndaj tyre në 2017

Në emisionin “Opinion” gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një debat rreth zgjedhjeve të reja në FSHF. Edlira Gjoni ka pyetur shefin e zyrës juridike në FSHF, Aldi Topçiu. “Përse nuk ndodhi asgjë me Skënderbeun nga FSHF se nga Europa e dënuan?”.

Ndërkohë përgjigja e Topçiut ka qenë: “Së pari duhet të theksojmë se ka dy nivele gjykimi, është niveli europian dhe nivel kombëtar. Mua më vjen shumë keq që një ekip shqiptar ka marrë një dënim të tillë, ashtu siç besoj se duhet të vijë edhe ty keq”.

“Jo në fakt, nuk më vjen keq fare pasi kanë bërë një gabim”, është shprehur Edlira. E për të sqaruar rastin, Topçiu ka thënë: “Në nivel kombëtar ka garë tjetër dhe nuk janë të njëjtat ndeshje që janë hetuar nga UEFA. Ne kemi ndeshje të tjera që hetojmë për futbollin në vendin tonë.

Në mos gaboj me vitin, në 2017 ka marrë një vendim Komisioni i Etikës që u apelua nga Skënderbeu në CAS dhe ku u kthye vendimi. Pra nga pikëmapmja ligjore dhe procedurale, FSHF e ezauroi punën e saj. Tani ne nuk bëhemi dot si Bashkia e Tiranës sot që bën vetë prokurorin dhe gjykatësin”, tha Topçiu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *