“Përse luan Hysaj në të majtë? Kemi Ismajlgecin” Bano nuk e kupton vendimin: Le të rrijë në stol, ai njësoj ka 60% firo

Elseid Hysaj po kalon një moment negative në radhët e Kombëtares dhe diçka e tillë është vënë në dukje edhe nga profesionistë të futbollit. Artan Bano, i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, hedh idenë e uljes në stol të mbrojtësit të Lacios, ndërsa më tej propozon edhe aktivizimin e Ismajlgecit në krahun e majtë.

“Përse luan Hysaj në të majtë? Nëse Balliu është më në formë, ateherë le të luajë ai në të djathtë dhe Hysaj të rrijë në stol. Ai njësoj ka 50-60% firo në krahë të majtë. Le të rrijë në stol. Ke lojtarë të rinj, Ismajlgecin. Kur do të luajë ai? Le të luajë. Cili do të luajë, Lenjani? Nuk luan dot ai, e ka mbaruar ciklin. Nëse nuk e gjen dot, natyralizoje një si gjithë bota. Ne vend me 3 milionë banorë jemi”, ka thënë Artan Bano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online