Debati/ Nevil Dede i kthehet Starovës: Si fajëson Brojën te goli që pësuam? E humbi topin te fusha e Israelit, ku ishin 7 lojtarët e tjerë të Shqipërisë?

Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, është duke u diskutuar mbi Kombëtaren. Debat ka pasur edhe mes Nevil Dedes me Starovën. Ky i fundit i ka vendosur përgjegjësi Brojës te topi i humbur në momentin e golit të parë të pësuar. “Broja ka një të keqe, nuk e dallon dot veten në çfarë zone është dhe kur duhet të pasojë topin”.

Në atë moment, është Dede që shpreh mendim të kundërt. “Shikoje pak ku ndodhet Broja, në të 1/3 e zonës kundërshtare. Pasi humb topin Broja ke 7 lojtarë të tjerë të Shqipërisë, ku ishin ata? Numëroji, numëro edhe sekondat. Si mund të lësh fajin Brojës aty, nuk ka kuptim”, tha Dede. /Sprot Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online