Përralla “Ostersunds” vijon, super Baloteli, Gjermania humbet dy ekipe!

Ka qenë një mbrëmje e mbushur me gola dhe emocione ajo e Europa League, teksa sipari i grupeve po i afrohet mbylljes. Kualifikime, eliminimi por edhe shpresë. Shumë skuadra kanë befasuar për mirë, ndërsa të tjera për keq. Në pritje që listës t’i shtohen edhe ekipet e treta në grupet Champions, ka disa nga historitë e bukura dhe jo vetëm.

Përralla “Ostersunds” vijon, Gjermania humbet dy ekipe

Nuk e dimë se sa vetë do të vinin qoftë dhe një qindarkë në një ekip të themeluar në një qytezë në Suedi dhe që vetëm disa vite më parë as nuk njihej, por sot mund të admirojmë përrallën “Ostersunds”, deri para pak vitesh në kategoritë e ulta suedeze, por nëse vazhdon kështu mund ta çojë deri në fund librin e saj që po pasurohet me kapituj. Ai i radhës, kualifikimi në raundin e 1/16-ve të Europa League, pasi mundi Zorian dhe shkoi 10 pikë në grup. Sakaq, lajmi i keq për Gjermaninë është se ka humbur dy skuadra dhe rënia në renditjen UEFA vijon. Hofenhajmi dhe Herta e Berlinit i japin lamtumirën Europës, pasi dje u mundën nga Braga dhe Atletik Bilbao.

Baloteli kualifikon Nicën, Vilareali kalon në ngricë

Në kombëtaren e Italisë nuk u mor nga Ventura dhe ndoshta është pengu më i madh… Mario Baloteli vijon momentin e jashtëzakonshëm dhe me dygolëshin e djeshëm të realizuar përballë ekipit të Piter Olainkës, pra Zhulte Varegen, i jep “biletën” për në turin tjetër skuadrës franceze. Ndërkohë, mes një mijë peripecish, në Kazakistanin e largët, Vilareali ja del të sigurojë kualifikimin, teksa në fund skuadra pronare e kartonit të Llullakut, Astana, tremb spanjollët, në një ndeshje të çmendur dhe duke luajtur në ngricë…

Këlni ka ende shpresa, “amulli” te grupi i Sherifit

Një fitore për të shpresuar. Guirasi mban ende ndezur atë dritë që Këlnit i duhet për të gjetur rrugën e kualifikimit, pasi suksesi ndaj Arsenalit në Gjermani është një tjetër shans për të qëndruar të fokusuar deri në fund. Tashmë, 6 pikë sa BATE dhe Crvena Zvezda, që kanë barazuar 0-0. Ndërkohë, nuk merret vesh dhe ka amulli në grupin e Sherif Tiraspolit, skuadra që eliminoi Kukësin. Tre skuadra shumë pranë (Sherif 9, Lokomotiv 8, Kopenhagen 6) dhe një ndeshje e fundit për t’u zhvilluar, për të treja.

Kuadri i Europa League

Ekipet e kualifikuara = Arsenal, Atalanta, Braga, Dinamo Kiev, Lacio, Lion, Milan, Nicë, Ostersunds, Partizan B., Plzen, Sociedad, Salcburg, Vilareal, Zenit, Steaua Bukuresht

Ekipet ende në garë = AEK, Astana, Atletik B., Austria Vjen, BATE, Crvena Zvezda, Istanbul B., Kopenhagen, Këln, Koniaspor, Lokomotiv Moskë, Marsejë, Sherif, Slavia Praga, Vitoria Gimaresh,  Ludogorets, Zoria

Ekipet e eliminuara = Apollon Limasol, Everton, Hapoel B., Herta Berlin, Hofenhaim, Lugano, Makabai T.V, Rijeka, Rozenborg, Jang Bojs, Zlin, Zlute Varegen, Vardar, Viteshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online