Real Madridi fitoi trofeun Copa del Rey kundër Osasunës. Ekipi i Ancelotit arriti t’ia dalë me shifrat 2-1 në duelin e vështirë. Shumë përplasje ka pasur në pjesën e parë, teksa situata nga dhomat e zhveshjes nuk janë zgjidhur dhe kanë kaluar në fushën e blertë.
Kështu Chimy Avila dhe Vinicus Junior u përplasën fizikisht në tunelin e stadiumit La Cartuja. Dyshohet se ata kanë nisur të sulmojnë njëri-tjetrin, por janë ndaluar në kohë. Lojtarët e Realit, Antonio Rudiger dhe Lucas Vazquez parandaluan një përplasje më të madhe fizike. /Sport Ekspres/
?¡TENSIÓN MÁXIMA!?
? Lío entre Vinicius y Chimy Ávila al descanso en la entrada del túnel de vestuarios. pic.twitter.com/XWspFEhbzy
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 6, 2023