Laçi dhe Luftëtari kanë një situatë të ndezur me njëra-tjetrën që ka ardhur sipasojë e çështjes Donald Rapo. Sipas presidentit të bluzinjve, Bekim Halilaj, futbollisti Rapo ka firmosur për kurbinasit në një kohë që kontrata e mëparshme nuk është mbyllur ende.
Por përplasja ka shkuar edhe më larg, ndërsa Laçi me faqjen zyrtare në “Instagram” shkruan se akuzat e hedhura nga Halilaj për ndeshjet e luajtura ndaj Luftëtarit, do të shkojnë në Prokurori si një përbaltje e imazhit të klubit. /Sport Ekspres/
Reagim i plotë
” Klubi i Futbollit Laçi duke u bazuar në deklaratën e dhënë për gazetën Panorama Sport nga presidenti i Luftëtarit Bekim Halilaj, i cili hedh akuza të rënda mbi ndeshjen tonë kundër Luftëtarit, e cila perfundoi në rezultatin 4-0 në Lac si dhe për takimin e parë në Gjirokastër që përfundoi në rezultatin 1-1. Të ndodhur në një situatë të tillë jemi të detyruar ta ndjekim këtë çështje ligjërisht. Nuk mundet askush të përbaltë klubin tonë dhe atë që ekipi bën në fushën e blertë. E gjithë kjo është një prishje imazhi e Klubit të Futbollit Laçi dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Tiranës si dhe institucioneve përkatëse në Federatën Shqiptare të Futbollit ” – shkruhet në reagimin e klubit të Laçit. /Sport Ekspres/