VIDEO/ Samir Handanoviç bën heroin te penalltia, shpëton Interin nga humbja ndaj Atalantës

Atalanta vazhdon të mbetet një “kockë e fortë” në Seria A edhe këtë sezon. Ekipi nga Bergamo për pak sa nuk arriti t’i shënonte humbjen e dytë në kampionat Interit. Zikaltrit e nisën në mënyrën më të mirë takimin me golin e Martinez që në minutën e 3.

Por vazhdimi i lojës nuk ishte ashtu siç pritej dhe vërshëllimat e tifozëve të Interit shkuan për lojtarët e tyre që në pjesën e parë, pasi nuk po arrinin të sulmonin në zonën kundërshtare. Pas disa tentativash ishte Gonsens që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 75.

Atalanta kishte gjithë mundësinë për të marrë fitoren në “San Siro”, por Handanoviç bëri heroin duke i pritur penalltinë Muriel. Pas këtij barazimi, Interi renditet në vendin e parë dhe me një pikë më shumë se Juventus, që do të ketë shansin e artë për të rimarrë kryesimin e Serisë A pas këtij hapi të gabuar të zikaltërve. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/CompsInter/status/1216111292269891584

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online