Partizani i uron suksese, Rron Broja i bashkohet Kosovës për herë të parë

Rron Broja i është bashkuar përfaqësueses së Kosovës për herë të parë. Futbollisti i Partizanit ka udhëtuar në Doha të Katarit, atje ku po zhvillohen edhe përgatitjet e dardanëve. Kjo pasi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Suedisë, ndërsa trajneri Shaland i ka besuar listën më së shumti lojtarëve që luajnë në kampionatin vendas. Pasi u stërvit për disa ditë me Partizanin, Broja ka udhëtuar për t’iu bashkuar Kosovës, ndërsa kërkon që të lërë gjurmë menjëherë me këtë fanellë, për ta siguruar ftesën edhe në të ardhmen. Partizani ka bërë një reagim në faqen zyrtare, ku i uron suksese lojtarit në fjalë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online