“Përplasja me Veratin? Futbolli nuk është balet”! Keidi Bare flet pas ndeshjes: Nuk është viti më i errët i Kombëtares

Shqipëria ka humbur ndaj Italisë me shifrat 1-3. Kuqezinjtë shënuan të parët me Ardian Ismajlin, por gjithçka u përmbys nga axurrët që shënuan me Di Lorenzon dhe dopietën e Grifos. Më poshtë do të gjeni të gjitha reagimet që kanë ardhur në fundin e këtij takimi për Supersport.

Bare: “Përplasja me Veratin? Futbolli nuk është balet, ia lamë ndeshjes dhe në fund shtrënguam duart. Italia është shumë e fortë, por disa gabimet tona na ndëshkuan. Ekipi i dha forca deri në fund, por nuk ia dolëm. Do të vazhdojmë që të punojmë për t’u përmirësuar. Rastet tona nuk i shfrytëzuam. Nuk është ky viti më i errët i Kombëtares, kemi lojtarë të rinj që duhet të ambientohen”.

Mancini: “Shqipëria është skuadër e mirë, e dinim që nuk do të ishte e thjeshtë. Mendoj se Shqipëria bëri paraqitje të mirë. Lojtarët shqiptarë i njoh pasi nuk mund të luash në Serinë A nëse nuk ke kualitet. E përgëzoj Shqipërinë”.

Ardian Ismajli: “Kemi bërë ndeshje të madhe si ekip, kemi luftuar deri në fund. E prisja golin se jam në formë shumë të mirë. Pas golit na kaploi euforia. Goli i parë ishte fat që na ndëshkuan. Me punë mund t’i evitojmë këto gabime”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online